SHPËRNDAJE

Morata

Alvaro Morata insiston se ai dëshiron të qëndroj në Juventus.
Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata insiston se po njehet si në shtëpi në Torino dhe se do të dëshironte shumë që të qëndronte.

Real Madrid ka mundësi që për 30 milionë euro ta kthej sulmuesin spanjoll, i cili tash e sa herë e ka pranuar se e dëshiron vetëm Juventusin.
“E ardhmja nuk varet nga unë. E kam thënë tashmë sa herë, në Juventusin ndjehem si në shtëpi dhe dëshiroj të qëndroj”, tha Morata gjatë konferencës për media, para ndeshjes që Spanja do ta zhvillojë kundër Italisë.