SHPËRNDAJE

moratti-nuk-do-t-euml-kthehem-n-euml-krye-t-euml-interit_hdjN

Massimo Moratti thotë se nuk ka shanca që ai të kthehet në krye të hierarkisë së Interit.
Ishte zbuluar se Erick Thohir i cili bleu 70 për qind të Interit nga Moratti, po kërkon investitorë në Kinë.

“Unë nuk di gjë për këtë”.

“Mendoj se është zgjidhje e mençur, sepse do të ndihmojë forcimin e klubit, por kjo është punë e Thohirit”.

“Aksionet e mia? Pozita ime është ndryshe, unë jam i kënaqur që po qëndroj, por nëse ka nevojë për mua, do të bëj atë që duhet të bëj”.

“Moratti sërish në krye të Interit? Kurrë nuk i dihet. Unë për vete kurrë më nuk do të bëhem president, por nuk i dihet kjo për ndonjë familjar timin”, potencoi Moratti.