SHPËRNDAJE

KamionMbeturina
Kamioni i ri për mbledhjen e mbeturinave në Preshevë që është siguruar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Zvicerane nëpërmjet programit “Progres” do ti ndahet ndërrmarjes publike Moravica ditën e enjte me 18 shkurt në ora 11 para qendrës për pranimin e refugjatëve në stacionin Hekurudhor në Preshevë.

Në pranim dorëzimin do të marrë pjesë Isabel Perich, drejtoresha e agjencionit Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim në Serbi, Michard Masha, shef i sektorit III, delegacionit evropian në Serbi dhe kryetari i trupit koordinues Zoran Stankoviq.

Donacioni i këtij kamioni që shërben për mbledhjen e mbeturinave ka vlerë 70.000 euro. /presheva.com/