SHPËRNDAJE

Trajneri i Chelsea në një konferencë për medie, ka folë edhe për ndeshjen që luhet sot ndërmjet Manchester City dhe Barcelonës, në 1/8 e ligës së kampionëve.

Jose Mourinho konsideron që Barcelona nuk ka kualitet si vitet e fundit.

“Natyrisht, duke shikuar historinë e dy klubeve, Barcelona ëshë favorit, mirëpo, kjo Barcelonë, këtë sezonë, tregon se nuk është në nivelin e dikurshëm”.

“E sakt që e kanë ende Messin, ai është i posaçëm, mirëpo globalisht mendoj se kjo është Barcelona më e dobët në disa vitet e fundit. andaj, mendoj se City ka shanse të shkoj tutje” ka thënë Mourinho.