SHPËRNDAJE

Jose Mourinho këmbëngul se Manchester Unitedit është ende më i fortë se Chelsea, ndonëse ekipi i tij ka 9 pikë më shumë në renditje. 

“The Blues” e Londrës do të presin në “Stamford Bridge” ditën e nesërme “djajtë e kuq”, ndërkohë që dëshira e teknikut portugez është që të mund ta udhëheqë ekipin në fitimin e titullit kampion. 

Nga ana tjetër, Unitedit po kalon një moment të vështirë, pasi po lufton të kapë katërshen më të mirë të renditjes. E megjithatë, trajneri portugez mendon se United i ka ende shanset që ta mbrojë titullin kampion edhe këtë sezon dhe se momentet e tyre të vështira e maskojnë forcën reale që kanë. 

I pyetur nga gazetarët nëse përballja me “djajtë e kuq” ishte sfida më e rëndësishme e sezonit, portugezi u përgjigj “Lexo programin e ndeshjeve. Shënimet e mia. Të dielën lexoje atë. Ne kundër nuk kemi një ekip që ka 11 pikë më pak se ne. Ne luajmë ndaj kampionëve, ne luajmë ndaj Unitedit. Ekipi që duket se është në situatën më të vështirë, në fakt është ekipi më i fortë në këtë ndeshje”, tha ttrajneri i ekipit lonindez.