SHPËRNDAJE

Mourinho-Pellegrini

Jose Mourinho, menaxheri i Chelseas, mendon se rivali i tyre në Premierligë, Manchester City nuk e meriton titullin e kampionit për shkak të….
Menaxheri i Chelseas, Jose Mouirnho, ka kritikuar rivalin e tyre në Premierligë, Manchester Cityn. Portugezi mendon se ekipi nga Etihad nuk e meriton titullin e kampionit për shkak të mos respektimit të Fair Play Financiar (FFP).

Të dy skuadrat kanë bërë përforcime të mëdha në janar. Chelsea ka transferuar Juan Cuadraon nga Fiorentina për 33 milion euro, derisa City e ka blerë Wilfried Bonyn nga Swansea për 36 milion euro.

Por, Mourinho e ka arsyetuar transferimin e kolumbianit me shitjen e Andre Schurrles në Wolfsburg, derisa ka përmendur se si City nuk ka shitur asgjë për ta rregulluar FFP-në, por ka liruar në huazim Matija Nastasic dhe Scott Sinclair.

“Unë nuk mendoj se një ekip mund të jetë kampion( City), kur është dënuar për shkak të mos respektimit të Fair Play Financiar (FFP)”, ka deklaruar ish trajneri i Interit dhe Real Madridit.