SHPËRNDAJE

Jose Mourinho nuk deshi t’i shtrëngonte duart me Antonio Conte, pasi Manchester United u mund 1-0 nga Chelsea, të dielën. Çifti ka mbajtur një marrëdhënie të vështirë që kur Conte mbërriti në Premier League dhe temperamentet u ndezën në sezonin e kaluar, kur italiani u akuzuan se si festoi gjatë një përplasjeje të humbur 4-0 nga “Djajtë e Kuq”. Të dielën, gjithashtu, Mourinho u anashkalua nga Conte në bilbilin përfundimtar, pasi trajneri i Chelsea shkoi drejt e në fushë për të përshëndetur lojtarët e tij, duke e lënë “Special One” me anëtarët e stafit të tij me “gisht në gojë”.

Trajneri i Manchester United, megjithatë, këmbënguli se nuk kishte asnjë problem mes të dyve, kur u pyet për shtrëngimin e duarve, që mungoi. “Doni që unë të shkoj dhe ta ndjek atë në mes të fushës? Unë isha atje. I shtrëngova duart me njerëzit që ishin atje, – u tha portugezi gazetarëve pas ndeshjes. – Unë mendoj se njëri prej tyre ishte vëllai i tij, asistenti, kështu që ndiej se duke i shtrënguar duart e vëllait dhe asistentëve të tjerë, e kam bërë detyrën time. Nuk mund të shkoj e të vrapoj për ta ndjekur Conten. Pse duhet të pres në tunel? Ai nuk duhet të presë. Nuk kam problem me të fare. Ju jeni gjithmonë të shqetësuar me këto gjëra, por nuk ka problem”.

Mourinho shtoi se Manchester United deshi të marrë diçka larg shtëpie, në një ndeshje që u vendos përfundimisht nga goli i Alvaro Morata. “Ishte një ndeshje e madhe në mënyrë tatike, emocionale, fizike. Sigurisht që na mungonin disa lojtarë të rëndësishëm, që nuk ishin në dispozicion. Ne treguam iniciativë, kurajë dhe patëm rastin të barazojmë, gjë që do të ishte një rezultat i drejtë”.