SHPËRNDAJE

Mourinho

‘Jose Mourinho është trajneri ideal për Manchester Unitedin’, kështu ka thënë ish mesfushori i Barcelonës, Deco
Ish futbollisti i Barcelonës e Chelseat, portugezi Deco, është i sigurt se Jose Mourinho do të emërohet në krye të ‘Djajve të Kuq’ pas përfundimit të këtij sezoni.

Deco mendon se ish trajneri i Real Madridit e Chelseat, është opsioni më i mirë për Unitedin për pasardhës të Louis van Gaalit, i cili do të largohet përfundimisht nga ‘Old Trafford’ pas përfundimit të këtij edicioni.

“Manchester United duhet të kthehet në nivelin e lartë dhe Mourinho është trajneri i duhur”, deklaroi Deco, i cili shtoi: “Ardhja e Mourinhos mund të sjell ndryshime të mëdha në Manchester United”.