SHPËRNDAJE

mourinho

Jose Mourinho ka mbrojtur Unitedin për çmimin e paguar për Paul Pogba
Pogba tashmë është lojtar i ‘Djajve të Kuq’. Thuhet se Unitedi ka paguar 110 milionë euro për shërbimet e tij, plus 10 të tjera bonuse, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit

I pyetur se si ndihet që Unitedi ka thyer rekord në transferimin e lojtarëve, ai ka përmendur Real Madridin, që kishte bërë të njëjtën gjë disa vite më parë.
“Nuk mendoj se Real Madridi ishin të mërzitur kur thyen rekord duke transferuar Gareth Bale. Nuk mendoj se kjo është një arsye për të qenë të mërzitur”, tha Mourinho.

“Ne duhet të jemi krenarë që klubi është në gjendje për ta arritur këtë, për të sjell lojtarët më të mirë”, shtoi Mou.

“Nëse më pyet, a mendoi se janë shumë para? Mendoj se futbolli është i çmendur, dhe tregu i transferimeve është edhe më i çmendur”, ka thënë Mou.