SHPËRNDAJE

Është kohë llogarish në “Stamford Bridge”, atje ku Jose Mourinho mbylli një sezon pa trofe. Trajneri i Chelseat do të dorëzojë një raport nesër te drejtuesit e klubit, ku do të përfshihet dhe “lista e zezë” e tij me lojtarët që ai do të largojë.

Por “The Guardian” zbuloi se ai do të kërkojë që Terryt, Lampard dhe Cole-t t’i rinovohet kontrata, ashtu si dhe të rikthehet Courtois nga huazimi tek Atletico Madrid.

“Më pëlqen t’i bëj gjërat siç duhet. Duhet t’i jap opinionet e mia në formë të shkruar. Chelsea kishte një skuadër fantastike për 10 vite. Tani do të nisë një cikël i ri me Hazard, Oscar, Matiç etj. Në raport janë të gjitha mendimet e mia, por vendos klubi”, është shprehur “Special One”.