SHPËRNDAJE

Trajneri i Chelsea Jose Mourinho menzi ka pritur që të kritikoj ish klubit të tij Real Madrid, nga i cili, siç thotë, ka pritur më shumë…

“Jam pak i habitur. Kam pritur që Real Madridi të jetë në nivel më të lartë, se do të ketë epërsi më të madhe, pasi Barcelona ka humbur më shumë pikë se sa tri sezonet e kaluara” ka thënë Mourinho.

“Në Angli 4 klube luftojnë për titull, ndërsa në Spanjë tri, dhe janë larg vetëm dy deri tre pikë. Atletico ka shumë buxhet më të vogël se sa Barcelona dhe Reali, por po bën punë fantastike. Njerëzit deri tani kanë shikuar Primeran luftën ndërmjet dy klubeve, tani është paraqitur edhe i treti dhe kjo është e mirë” ka thënë Mourinho.