SHPËRNDAJE

Mourinho ka qenë i pakënaqur me ndeshjen kundër PSG, me mbrojtjen po edhe me sulmin.

“Shumë vështirë shenojmë gola. Posaçërisht kur janë ndeshjet e barazpeshuara. Vështirë krijojmë gjysmëshanset në shanse dhe kur bëjmë gabime në mbrojtje, atherë kemi probleme të mëdha. Eshtë e thjeshtë” ka thënë Mourinho, që konsideron se do të kishte fituar trofe po të kishte sulmues si Lavezzi, Cavani apo Ibrahimoviç.

“Natyrisht” ka thënë ai.

“Nuk jam i kënaqur me lojën e sulmuesve të mi, andaj edhe po tentoj mënyra të ndryshme. Me Schurle e di se kam edhe një lojtar më shumë i cili merr pjesë në lohë dhe ndihmon bashkëlojtarët. Edhe pse nuk është sulmues, ai ndihmon në lojë”.

“Në futboll ka rëndësi pjesmarrja në lojë, por edhe shenimi i golave është punë e sulmuesit, sulmuesit tëb vërtetë” ka thënë Mourinho.