SHPËRNDAJE

Jose Mourinho mund të largohet nga Manchester United për të kaluar në Francë te PSG
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se do të dëshironte të drejtonte edhe skuadrën franceze, PSG.

Kështu e ka interpretuar media britanike, intervistën e dhënë nga Mourinho për televizionin francez Telefoot.

Gjatë kësaj interviste, Mourinho nuk i ka kursyer elozhet në drejtim të skuadrës franceze, ku edhe e konfirmoi se nuk do të pensionohet në Old Trafford.

Pothuajse të gjitha të përditshmet britanike ishin në unison, teksa publikuan artikujt e tyre me titullin “The Special One” të përkthyer në gjuhën franceze, siç ishte rasti i “The Sun” apo “Daily Mirror”.

Intervista e Mourinhos u pasqyrua edhe te “Daily Express” apo “The Times”, me këtë të fundit që publikoi artikullin me titull: Mourinho e lë veten të tundohet nga Paris Saint Germain.

Ndër të tjera, Mourinho deklaroi në intervistë se djali i tij, edhe pse jeton në Londër, shkoi në Paris për të ndjekur një ndeshje të PSG-së, e kjo për faktin se kryeqyteti francez ka diçka speciale: magji, cilësi, rini. Thjesht është fantastik.