SHPËRNDAJE

Para disa muajsh, duke mos mundur të shenoj fitore ndaj West Ham, trajneri i Chelsea Jose Mourinho kishte deklaruar se ajo ekip ka luajtur futboll të shekullit 19.

Atletico Madrid dhe Chelsea në gjysmëfinalen e parë të ligës së kampionëve kanë luajtur një ndeshjet më të mërzitshme që nga fillimi i ligës së kampionëve këtë sezonë, ndërsa fajtori kryesor është shpallur trajneri Jose Mourinho, i cili kishte parkuar para golit tashmë “autobusin” e tij.

Ndeshja përfundoi pa gola, edhe pse lojtarët e Atleticos kishin iniciativë në fushë.

Eshtë interesante se edhe Mourinho ka hasur në ekipe që kanë parkuar autobusin e tyre para golit, dhe deklarata e tij ka qenë pas asaj ndaj West Ham.

“Eshtë vështirë të luash futboll kundër një ekipi i shekullit 19, dhe gjithcka që kemi kërkuar është të shenojmë gol” kishte deklaruar atëkohë Mournho.