SHPËRNDAJE
ose Mourinho është shpallur fajtor për ikje të taksave, por nuk do të shkojë në burg. Special Ones i është shqiptuar një vit burg, por në vend të kësaj ai është pajtuar të paguajë dy milionë euro.
Kjo pasi ligji në Spanjë e zbaton këtë formë të dënimit për shkelësit jo të dhunshëm, ose për ata për të cilët hera e parë që bëjnë një shkelje të tillë të ligjit. Portugezi është shpallur fajtor në majin e 2018 për ikje të tatimit mbi të drejtat e tij të imazhit gjatë kohës sa ishte në Spanjë për vitet 2011 dhe 2012, gjatë kësaj periudhe sa ishte trajner i Realit nuk ka paguar teksa në vlerë 3.3 milionë euro.
Jose Mourinho sa ishte pjesë e Los Blancos  Marrëveshja u ra dakord paraprakisht me zyrtarët e taksave dhe ku palët u pajtuan gjatë një seance të shkurtër gjyqësore. Fenomeni i ikjes së taksave dhe shmangja e dënimit me burg duke e paguar gjobën është një fenomen që ndodh shpesh në botën e futbollit, së fundmi i ka ndodhur edhe Cristiano Ronaldo, por edhe Lionel Messit më parë. 
Jose Mourinho rrëzohet përsëri mbi tepihun e kuq, kësaj radhe në një ndeshje hokeji në Rusi 55-vjeçari qëndroi në Spanjë nga viti 2012 deri në vitin 2013, ku gjatë kësaj kohe me Real Madridin fitoi një La Liga, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës. Pas kësaj u rikthye te Chelsea, pastaj vazhdoi te Manchester Unitedi, por ai vazhdon të kujtohet për kohët e arta te Interi.