SHPËRNDAJE

David Moyes pas ndeshjes me Aston Villa ka thënë se ekipi i tij është tani i gatshëm të përballet me ekipi e Bayernit dhe se ai dotë jap gjithcka para ndeshjes së kthimit.

“Tani mund të shikojm përpara drejt Bayernit. Duam të jemi në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve, nuk jemi rastësisht në këtë fazë. Dotë jetë vështirë kundër ekipi më të fortë në botë, Por, ne prap duam sfida, dhe nga ana tjetër, askush nuk e ka të lehtë kur vjen në Old Trafford. Tani jemi të gatshëm për Bayern”, ka thënë trajneri i djajve të kuq.