SHPËRNDAJE

 

Një shembull i bukur nga disa të rinjë shqiptarë, praktikues të fesë, të cilët ua kanë uruar muajin e shenjtë të Ramazanit gjithë atyre që e kuptojnë këtë gjuhë, me mesazhe paqeje, tolerance dhe dashurie ndër vëllazërore.
Në këtë videomesazh ishin pjesëmarrës shqiptarë nga vende të ndryshme, si nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini, etj.

“Edhe pse na ndanë me kufij politika, s’kemi kufij në zemrat tona, sepse islami na bashkon zemrat.” – U shpreh për media Fidan Nuhiu, regjisori i këtij projekti.

Ata dhanë mesazhe për bashkim, duke thënë se jemi bërë një popull me shumë parti, të përçarë e të ndarë, ndërsa Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë se myslimanët janë vëllezër të njëri-tjetrit. E, po vie muaji ideal, për t’ia zgjatur dorën atij që je hidhëruar dhe thënë: Mbi të gjitha, të kam vëlla.

Jo vetëm kaq, ata kanë përçuar mesazhe edhe për lidhjet farefisnore, duke thënë se këtë vepër e cila është shumë e rëndësishme në fenë islame, e kemi lënë anash, ndërsa në të kaluarën edhe pse kemi pasur me pak pasuri, mjetet e udhëtimit kanë qenë shumë të papërshtatshme, ky adhurim ka qenë shumë në nivel në aspektin e praktikimit.
E, për këtë Nuhiu thotë se këtë vepër që fort e vlerëson Allahu, dhe se i shkëput Zoti lidhjet me ata që e neglizhojnë këtë vepër, është një frikë për ne, se si e kemi lidhjet me Atë (Zotin). Ky ves i mosvizitimit të familjes duhet larguar nga ne.

Gjithashtu në fund kanë folur edhe për shtrimin e iftareve për të varfërit dhe miqtë. Janë shprehur se i Derguari i Zotit ka thënë se kush e ushqen një agjërues, do e ketë shpërblimin e agjëruesit (njësoj), pa iu cunguar aspak agjëruesit shpërblimi.
Poashtu, edhe për këtë Nuhiu thotë se ky është një adhurim i harruar sidomos ushqyerja e të varfërve, ndërsa të parët tanë të mirë nuk uleshin për t’ngrënë, përveç aty kishte të varfër që e ndante ushqimin me ta. /presheva.com/