SHPËRNDAJE

Në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së , Muhamed Sejdini si kandidat i vetëm i FFM-së, mori pëlqimin e 82 delagatëve nga 90 të pranishmëve. Mandati I tij do të jetë deri në vitin 2021.

Në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së , Muhamed Sejdini si kandidat i vetëm i FFM-së, mori pëlqimin e 82 delagatëve nga 90 të pranishmëve. Mandati I tij do të jetë deri në vitin 2021, deri në zhvillimin e Kuvendit të rregullt të FFM-së.

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot në hotelin “Ineks Gorica” në Ohër, në orën 10.00, do të zhvillojnë Kuvendin e regullt, në të cilin do të zgjidhet edhe presidenti i saj. Kandidat I vetëm është Muhamed Sejdini, i cili muajt e fundit ishte ushtrues i kësaj detyre , me largimin e Ilço Gjorgjioskit.

Sejdini duhet të merr pjesën më të madhe të votave të 97 delegatëve, të cilët do të jenë në këtë Kuvend të rregullt. Në historikun e futbollit vendor, sot do të zgjidhet presidenti I 5-të I Maqedonisë në futboll, pas Lubislav Ivanovit, Lambe Arnaudovit, Haralampie Haxhiristeskit dhe Ilço Gjorgjioskit. Në Kuvendin e rregullt të FFM-së janë ftuar përfaqësues nga UEFA, FIFA, KOM dhe Agjencia për Rini dhe Sport, e cila dje konfirmoi se nuk do të paraqitet në Ohër.