SHPËRNDAJE

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) që vepron në Ballkan me seli në Shkup, ka bërë një analizë lidhur me zgjedhjet për pushtetin lokal në Komunën e Medvegjës, të cilat do të mbahen më 8 shtator.

OBRIE ka përshkruar gjendjen e partive politike shqiptare si dhe parashikimet për formimin e qeverisë së ardhshme lokale.

Sipas hulumtimit të titulluar “Kush do ti fitoj zgjedhet në Medvegjë “,  bëhet e ditur se Alternativa për Ndryshime në Medvegjë, e udhëhequr nga biznesmeni, Muharrem Salihu e ka momentin më të duhur për të fituar këto zgjedhje, duke pasur parasysh angazhimin e dobët të PVD-sëq dhe PD-së në këtë rajon.

OBRIE vlerëson se dy partitë e lartëpërmendura nuk janë marrë sa duhet me senzibilimin e cështjes shqiptare në këto anë. Gjatë periudhës sa ka qenë të pranishëm në qeverisjen lokale sikur kanë ndihmuar zbrazjen e Medvegjës, duke mos e ngritur zërin për fshierjen e adresave të shqiptarëve të kësaj si dhe duke mos këruar investime dhe ndihmën e faktorit ndërkombëtarë.

Një tjetër arsye për rezultatet e dobëta të PVD-së dhe PD-së është edhe konsumimin i tyre, për faktin se një periudhë të gjatë kohore kanë qeverisur, derisa kanë munguar rezultatet e prekshme për qytetarët.

Lidhur me forcën e re në Medvegjë, Alternativa për Ndryshime, e cila drejtohet nga lideri Muharrem Salihu, në analizë theksohet se, ky subjektë do të tuboj një numër të madh të votuesve të rinj, të votuesve nga diaspora dhe të papërcaktuarit për asnjë parti tjetër politike. Kjo për faktin se lideri i partisë së re është duke punuar fuqishëm në prurjen e investimeve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, dhe lobimin tek faktori ndërkombëtarë për respektimin e lirive themelore të shqiptarëve të kësaj ane.

OBRIE vlerëson se, politika pragmatike e liderit të ri të ardhur nga Italia do të fitoj shumicën e votave shqiptare në këtë komunë.

“Kjo situatë do ti mundësoj atij që së bashku me partitë e vogla ose eventualishtë ndonjë koalicion të gjërë të jetë vendimarrës në Komunën e Medvegjës për katër vitet e ardhshme.

Ndërkaq, në kampin serb pritet që mbi 50 qind të votave ti merr Partia Përparimtare e Serbisë (SNS), e cila ka një ndihmë të madhe nga Beogradi zyrtarë./presheva.com/