SHPËRNDAJE

Presidenti i AFEDS, Muharrem Salihu këto ditë gjatë qëndrimit në Prishtinë ka takuar kandidatët për deputet me prejardhje nga Lugina që jetojnë e veprojnë në Kosovë.

Në këto takime Salihu ka kërkuar që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jetë prioritet në mandatin e Qeverisë së re të Kosovës.

Muharrem Salihu në cilësinë e këshilltarit të kuvendit komunal të Medvegjës mori pjesë në një Tubim parazgjedhorë nga dega e LDK- së ku kandidate për deputete ishte nje medvegjase Ganimete Ismajli.

Salihu në profilin e tij në fb shkruan mbështetje për Ismajlin postim në të cilin thuhet:

Të gjithë për Medvegjën,
Të gjithë për Ganimete Ismajlin!
Kjo është rruga e duhur për interesa të përbashkëta, në mes të shqiptarëve në Serbi dhe subjektevete politike në Kosovë.
Uroj fushatë të qetë, zgjedhje të mbara dhe mbarësi për të gjitha subjektet të cilat mbahen më 6 tetor 2019, në Republikën e Kosovës, shkruan kështu Muharrem Salihu asambleist në Medvegjë.

Vlen të përmendet se Muharrem Salihu mbështetje ka treguar edhe për bashkëvendësen tjetër që kandidon për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje, Teuta Fazliu.

Edhe zonjës Fazliu, Salihu i uron suksese në garën politike duke shpresuar se do të sigurojë ulëse në Parlamentin kosovarë. Muharrem Salihu gjatë një deklarate për portalin preshevacom ka potencuar se duke përkrahur Luginasit tanë që po jetojnë në Kosovë e që janë kandidat për deputet sigurojmë përkujdesje më të mirë ndaj shqiptarëve në Serbi.

Këto kandidate duhet të kenë përkrahje në të gjitha subjektet ku ato garojnë, në veçanti ne nga Medvegja ku jemi duke u ballafaquar me inxhinieringun e spastrimit etnik të shqiptarëve nga kjo Komunë.

Nëse vazhdohet kështu, në fund të 150 vjetorit që kur është aneksuar kjo komunë, atëherë pjesë e vilajetit të Kosovës, do të kemi një përfundim të dhimbshëm të shqiptarëve thotë për preshevacom, Muharrem Salihu, asambleist nga Medvegja./presheva.com/