SHPËRNDAJE

Muharrem Salihu është shembulli më i mirë i një biznesmeni shqiptar, shkruan kështu në fb kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Pajaziti ka potencuar se si pronar i kompanisë “Medinvest shpk”, vepra e tij është unike. Ai është kthyer në vendlindjen e tij në Medvegjë me një projekt jetik për atë vend, duke hapur një fabrikë të tekstilit ku ka punësuar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve vendas.

Muharremi si një biznesmen i suksesshëm, ambicioz dhe atdhedashës, ka në planet e tij edhe investime tjera në Luginë, shkruan kështu në rrjetin e tijë social fb, kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti./presheva.com/