SHPËRNDAJE

Muller

Thomas Muller ka fajësuar mbrojtjen për eliminimin nga Barcelona.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller ka thënë se dy gabime në mbrojtje ju kanë kushtuar atyre me eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Ne kemi bërë dy gabime në mbrojtje dhe na kanë kushtuar. Kjo është e çuditshme”, tha Muller pas takimit me Barcelonën.

Muller shënoi golin e tretë dhe të fitores për skuadrën e tij, por që ishte i pamjaftueshëm për të kaluar tutje, pasi ndeshjen e parë kishin humbur 3:0 në Barcelonë.