SHPËRNDAJE

 

Nëse i bëjmë analizë politike secilit nga kandidatët për këshilltarë komunal nga Malësia e Bujanocit, shohim se alternativa e vetme serioze për ti përfaqësuar në kuvendin komunal është profesor Murat Mustafa nga Muhoci.

Kemi parë nëpër lista edhe kandidatë pa shkollë fillore e të mesme të cilët janë futur nëpër lista vetëm sa për ti plotësuar numrat, dhe për ti kërkuar votë qytetarëve edhe pse edhe ata vetë e dijnë se nuk mund të bëhen këshilltarë komunal. Nuk kanë asnjëlloj mundësie. Rasti i Profesor Murat Mustafa nga Muhoci i malësisë është ndryshe. Nga analiza që i kemi bërë të gjithë kandidatëve nga malësia, nga të gjitha subjektet politike, kemi vërejtur se vetëm Murat Mustafa i ka të gjitha përgaditjet profesionale, përvojën politike, dhe mund të jetë përfaqësuesi më dinjitoz dhe serioz i banorëve të malësisë në kuvendin komunal. Ata të cilët nuk kanë as shkollë fillore dhe as përvojën politike nuk janë të aftë ti artikulojnë kërkesat e banorëve të malësisë, si dhe nuk dijn ti përfaqësojnë banorët e malësisë në mënyrë profesionale. Profesor Murat Mustafa mbetet alternativa më serioze për banorët e malësisê së Bujanocit. Profesor Mustafa ka publikuar në faqen e tij zyrtare kandidaturën në listën e APN-07.

Postimi i plotë:

“Të nderuar bashkombas te mi, me theksë të veçantë ata nga Malësia e Bujanocit!
Siç jeni të informuar zgjedhjet lokale janë të caktuara më 21 qershor, e në këto zgjedhje për herë të parë merr pjesë, Alternativa Për Ndryshim, poashtu edhe unë si përfaqësues i kësaj pjese të Komunës së Bujanocit.
Këto zgjedhje janë vendimtare për të gjithë ne, sepse në aspektin ekonomik, politikë dhe njerzorë, është jetë apo vdekje.Pse?
Ngase për 20 vite jemi populli më i diskriminuar në Evropë, por edhe më gjerë në të gjitha aspektet.
Këtij diskriminimi nga ana e pushtetit të Serbisë, ju ka dalur në ndihmë edhe pushteti në Bujanoc, që në asnjë moment nuk kanë dalur qoftë me ndonjë reagim gojarishtë, sepse më shumë nuk kanë pasur kapacitet, ndoshta edhe janë friksuar për t’u deklaru për këtë problem.
Ta dinë të gjithë që në ndihmë të këtyre banorëve nuk ju ka dalur, as Republika e Kosovës.

Prioritet i Alternativës Për Ndryshim, për këtë pjesë do të jetë rregullimi i rrugës Breznicë-Muhovc dhe ndalimi i diskriminimit, që po ju bëhet përmes pasivizimit të vendbanimit, pa harru edhe rrugën Muhovc-Zarbincë dhe rrugët për në fshatrat tjera të Malësisë.

Rruga do të rregullohet për një lëvizje më të lehtë dhe pa probleme, e sidomos banorët që janë me dokumente të Republikës së Kosovës, të cilët nëse futen në Konçul, pastaj nuk kanë nevojë me dalë në Karaçevë, siç ndodhë tash, e ku në këtë mënyrë nuk mund të futesh në Muhovc dhe të vazhdosh tutje për në fshatrat tjera.

Prioritet kryesor do të jetë, ndalimi i fshirjes nga regjistri civil e pastaj edhe kthimi i lejeqendrimit/vendbanimit të gjithë atyre që janë fshirë nga regjistri civil dhe ju është pasivizu vendbanimi.
Viktimë e këtij “virusi” jam edhe vet unë, edhe pse vizitoj shumë shpesh këtë pjesë.

Ne si “Alternativa Për Ndryshim” kemi hapur zyrën për mbledhjen e dëshmive që po ju mohohet e drejta elementare, dhe këto fakte do t’i dorëzojmë në Gjykatën Evropiane në Strasburg.

Me “Alternativën Për Ndryshim” dhe kryetar të Bujanocit, Arber Pajaziti ky problem do të merr fund përgjithmonë , sepse përgjigjja ka me qenë pozitive dhe Serbia do të ndëshkohet për këtë veprim, sepse nuk ka vend në botë që ka praktikë të tillë ku ju merret vendbanimi, vetëm pse nuk jeton në atë vend.

Të nderuar banorë, këto ditë do t’ju vizitojnë më shpesh partitë politike( veçse paskan fillu) por ju duhet të pyetni vetën por edhe kandidatët, çka keni ofru këto 20 vite për këtë vend?!

Ndyshimi do të vie me Alternativën Për Ndryshim dhe Arbër Pajaziti kryetar, nëse nuk vie ndryshimi (e që unë nuk besoj), atëherë unë do të jem i pari nga ju që do ta ndëshkoj me votë, për mos realizimin e premtimeve!

Ju mbetet juve të vendosni!
Të vazhdoni jetën me problemet e tanishme, apo për një jetë normale si gjithë njerëzit kudo në Ballkan, por edhe në Evropë.

Pra është në dorën tuaj e ardhmja juaj, por edhe këtij rajoni.”

#MuratMustafa
#AlternativaPërNdyshim 7
#ArbërPajaziti