SHPËRNDAJE

Shkolla e mesme në Çikago të Shteteve të Bashkuara, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i inkurajuar për lexim, duke i mbështjellë muret sikur kopërtina librash. Gjithçka është realizuar gjatë pushimeve dimërore, në mënyrë që kur nxënësit të kthehen në shkollë, t’i gjejnë korridoret sikur të jenë rafte gjigante.

Për ilustrimin e këtyre mureve, janë zgjedhur veprat e disa prej shkrimtarëve më të njohur, me romanet më të popullarizuara. “Më bëri të kthehem sërish në shkollë” si dhe “urojmë që nxënësit të motivohen për lexim, po aq sa edhe në” ishin dy prej komenteve të shumta. Në anën tjetër, kjo metodë është kërkuar që të realizohet edhe nëpër shkolla tjera, ku muret qëndrojnë të bardha dhe pa shprehje, për të dhënë mesazhe konkrete.