SHPËRNDAJE

Terminal
Gati gjashtë muaj po bëhen që kur po mbahen të bllokuara rreth 100.000 tekste shkollore në terminalin doganor të Preshevës që janë dhuruar nga qeveria e Kosovës.

“Pamvarësisht se nuk kanë ardhur tekstet mësimore që qëndrojnë edhe më tej në kamion, mësimi po zhvillohet normalisht me tekstet që kemi në dispozicion dhe që janë miratuar nga minsitria e arsimit të Serbisë” ka vlersuar një numër i arsimtarëve që japin mësim nëpër shkollat e Luginës, transmeton presheva.com.

Protesta-Librat

Nga ana tjetër, kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu edhe më tej konsideron se kjo është një “diskriminim i qeverisë në Beograd.

“Nuk heqim dotë nga kërkesat tona që tekstet mësimor të debllokohen, pasi në këtë mënyrë rrënohen të drejtat elementare të shqiptarëve që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare” ka thënë Musliu.

“Askush nuk i ka ndaluar tekstet mësimore në gjuhën serbe në Prishtinë, po këtu janë të ndaluara. Ne edhe më tej konsiderojmë që kjo duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë ne do të insistojmë” ka shtuar ai. /presheva.com/