SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik Shqiprim Musliu, të martën në Tetovë është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmetin me të cilin kanë biseduar rreth situatës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në një intervistë dhënë Presheva.com, Musliu ka deklaruar se, ka marë udhëzime nga lideri i BDi-së që duhet të dominojë uniteti mes subjekteve politike shqiptare sidomosn në këtë situatë kur janë në proces bisedimet përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë. Musliu gjithashtu ka thënë se lideri i BDI-së ka kërkuar që të dominojë gjakftohtësia por që në asnjë moment nuk duhet ti lënë anash konsultat me Qeverinë e Kosovës me qëllim që të infomohet popullata e cila sipas Musliut në këto momente është tejet e hutuar. Procesi i bisedimeve Kosovë-Sërbi sipas Musliut, janë thirrja e fundit që po i troket shqiptarëve të kësaj treve dhe uniteti i spektrit politik është mëse i domosdoshëm.

“Kjo tokë është e larë me gjakë dhe aj gjakë na obligon, pa dallim partish, dhe duhet të thirremi në personat që kanë dhënë kontribout në këtë vend, duhet ta gjejmë një koncenzus të përbashkët që ky dijalog të jetë nën përfaqësimin e një personi të zgjedhur nga subjektet politike”, ka thënë Musliu.

Sipas të parit të LPD-së gjenda aktuale në Luginë të Preshevës është tejet shqetësuese, por, ka thënë ai, ne duhet të jemi sa më të matur që mos të shkaktojmë incidente sepse vendin tonë janë duke e pritur ditë të mira, këtë sipas Musliut e dëshmonë edhe vet thirrja e presidentit Amerikan Tramp që çështja mes Kosovës dhe Sërbisë duhet zgjidhur. Pmvarësisht të drejtave që ne i gëzojmë, apo do ti gëzojmë, e vetmja zgjidhje sipas Musliut është bashkangjitja me Kosovën dhe vetëm kjo i garanton shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës siguri dhe stabilitet.

“Unë uroj që këtë vit të ndodhë Bashkimi i kësaj treve me Kosovën, sepse ne emeritojmë këtë” ka thënë Ai.

Pas ndarjes nga jeta e Liderit të LPD-së Jonuz Musliut, ky subjekt politik është në prag të përvjetorit, por njëkohësisht është duke punuar edhe brenda reformave të strukturave, ku sipas liderit të sajë rinia do të jetë promotorë kryesorë në Lëvizjen e Progresit Demokratik.