SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit komunal dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit nacional  të Shqiptarëve Jonuz Musliu ka thënë se qeveria Serbe duhet ta pranoj statusin e ish luftëtarëve të UÇPMB-së.

Lideri i LPD-së gjthashtu ka thënë për Politikan, transmeton presheva.com se qeveria e Serbisë duhet ta pranoj edhe referendumin e vitit 1992, e cila i jep të drejtën shqiptarëve nga Lugina e Preshevës ti bashkohen Kosovës.

“Kjo do të ishte zgjidhje e kënaqshme” ka thënë Musliu, i cili ka pranuar të jap intervistë për gazetën Politika, por të flas në gjuhën shqipe, me ndërmjetësim të përkthyesit, shkruan gazeta.

Sipas tij, marrëveshja e pesë partive politike janë të përshkruara parimet me të cilat Shqiptarët do ti përmbahen.

“Këto parime janë: rrespektimi i luftës dhe luftëtarëve të UÇPMB-së, të rrespektohet referendimi i vitit 1992, pastaj të përdoren tekstet shkollore vetëm ato të Prishtinës dhe Tiranës dhe të mos ketë kurrfarë kompromisi rreth përdorimit të simboleve nacionale, çka dotë thotë përdorimi i lirë i flamurit” ka thënë Musliu, transmeton presheva.com.

Musliu ka thënë se duhet rrespektuar luftëtarët e UÇPMB-së – “Ata dhe lufta e tyre, ti pranohet statusi dhe të integrohen në shoqëri, ti njihen vlerat për të cilat kanë luftuar”.

Ai ka paralajmëruar lidhje sa më të ngushta me qeverinë Kosovare, pasi sipas tij “rruga e shqiptarëve të Luginës është në drejtim të Prishtinës dhe Tiranës, që së bashku ti zgjidhin problemet në Luginën e Preshevës.

“Vet imazhi i Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës tregon se Serbia nuk është e interesuar për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në këto komuna. Me miliona ka harxhuar për ndërtimin e bazave ushtarake, kompleksit memorial në fshatin Lluçan, të cilën xhandarmeria e ruan ditë e natë” ka thënë Musliu.

“Mendoj se investitorët e huaj nuk duan të vijnë këtu për shkak të forcave të grumbulluara ushtarake, me mijëra ushtarë e xhandar sa janë këtu. Kur i shohin në një numër kaq të madh, pyesin se a është situatë e jashtëzakonshme apo e rregullt” ka thënë Musliu. /presheva.com/