SHPËRNDAJE

Kryetari i KK të Bujanocit Jonuz Musliu, sot iu ka kundërpërgjigjur deklaratës së Shaip Kamberit, i cili në një intervistë dhënë në Shqipëri ka thënë se “dëshira e zotit Musliu për bashkangjitje me Kosovën është e parealizueshme,” lideri i LPD-së Jonuz Musliu, lidhur me këtë ka thënë se, “Në vitet e 80-ta shum kush ka menduar se Kosova nuk do të bëhet Republikë, por në fakt kjo u realizua, me mund e sakrifica, me gjith dhunën dhe terrorin që ndodhi në Kosovë”.

Musliu ka thënë se, “Kjo dikujt i duket apsurde, vullneti, verdikti i popullatës shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u realizua, dhe kjo dikujt i duket apsurde por nuk duhet ta harrojnë se kjo pjesë ka qenë Kosovë” sipas Musliut kjo pjesë është shkëputur dhunshëm nga Kosova. Shqiptarët e Luginës vullnetin e tyre nuk e kanë shprehur nga dëshira por nga dhuna dhe malltretimet që iu janë bërë. Nuk ka qenë e lehtë atëkohë që dikush ta kërkonte një gjë të tillë, sepse e ka pritur burgu dhe malltretimet. Musliu edhe njëherë ka ripërërkujtuar, Marëveshjen e Konçulit, Platformën politike dhe marëveshjen e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të Luginës, të gjitha këto janë pro-bashkimit me Kosovën. Musliu thotë se, “tash disa deklarohen se, a është e mundur apo nuk është e mundur, çdo kush e ka zgjedhur rrugën e vetë, si ata për Beograd. Është mirë që t’i mbrojnë interesat e veta atje, sepse si është nisur ashtu edhe mbaronë, rruga jonë është drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Lideri i LPD-së thotë se, nuk ka forcë që mund ta lëvizë popullin shqiptarë nga kërkesat e tyre, nga Referendumi, sepse e kemi dëshminë më të fortë, kemi 28 dëshmorë, dhe tash dikujt i teket të thotë se është e parealizueshme, por është shumë gabim se kjo është e realizushme, askush nuk ka të drejt të shkelë mbi gjakun e dëhsmorëve. Kryetari i kuvendit, Jonuz Musliu, ish-shef politik i luftës së ish–UÇPMB-së, thotë se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosovës iu ka marrë nga Serbia kjo pjesë në mënyrë që Kosova mos të ketë dalje në Hekurudhën e Preshevës si dhe në korridorin e dhjete.