SHPËRNDAJE

Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, kërkoi nga Anton Cuni, ministri i mbrojtjes në Prishtinë, të sigurojë vende për kandidatët nga Bujanovac, Preshevë dhe Medvegjë, të cilët dëshirojnë të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

“Sot u takova me ministrin e Mbrojtjes se Republikes se Kosoves, z. Anton Quni.
Ne takim me z. Quni, kerkova nga ky i fundit qe te krijohet nje kuote e veçante per kandidatet per kadet nga Lugina e Presheves qe jane njekohesisht banore te Republikes se Kosoves.
Ministri Quni u zotua se ne te ardhmen do te kete kuote te posaçme per kandidatet per Akademi Ushtarake ne Forcen e Sigurise se Kosoves.
Shqiptaret e Lugines se Presheves, kudo qe jetojne, jane pjese e pandashme e agjendave te mia politike.” ka shkruar kryetari i LPD-së dhe zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu./presheva.com/