SHPËRNDAJE

Jonuz

Kryetari i KNSH Jonuz Musliu ka thënë se tekstet mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme që janë dhuruar nga Kosova ende janë në doganën e Preshevës.

Ai ka paralajmëruar se ditën e hënë skadon afati për akomodimin e tyre të përkohshëm.

Administrata doganore ka njoftuar më herët se zyra doganore në Preshevë me 10 shtator 2015 ka miratuar vendosjen e përkoshme të 25.4 tonë librave për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe, që janë si donacion nga territori i Kosovës për Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Bujanoc, të cilët nuk kanë marrë leje për përdorimin e ture nëpër shkollat e Serbisë qendrore.

“Në përputhje me kërkesën e importuesit, afati kohot për ruajtjen e përkohshme ka qenë njëherë deri me 12 tetor e pastaj është zgjatur deri me 2 nëntor 2015” thuhet në njoftim, transmeton presheva.com.

Misliu ka thënë se bëhet fjalë për një donacion nga Kosova dhe se në doganë janë dy kamionë me 103.220 libra dhe se KNSH iu është drejtuar me shkrim ministrisë së arsimit të Serbisë dhe se deri tani nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.

“Mësimi nëpër shkola po kryehet aktualisht pa bojkot, por nuk mund të them se nuk mund të ketë prap bllokim” ka thënë Musliu. /presheva.com