SHPËRNDAJE

Kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu, subjekt ky që është në koalicion qeverisës me PVD-në të cilët bashkarisht po udhëheqin me Pushtetin Lokal në Bujanoc ka shprehur shqetësime lidhur me vendimin e drejtoreshës të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc mbi pranimin në mardhënie pune të dy mjekëve serb, duke anashkaluar 7 mjekë shqiptarë.

“Jam jashtëzakonisht i irrituar me vendimin e drejtoreshes së shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, e cila dje në institucionin e lartëpërmendur punësoi dy serbë duke anashkaluar e diskriminuar konkurentët shqiptarë”, ka thënë Musliu për presheva.com.

Sipas tij LPD me këmbëngulje do të angazhohet që në konkursin e ardhshëm që do të hapet shum shpejt të pranohen mjekët shqiptarë.

Presheva.com nga burimet brenda shtëpisë së shëndetit ka mësuar se, padrejtësi e madhe në këtë konkurs i është bërë edhe mjekut shqiptare nga fshati Bilaç, i cili në këtë institucion shëndetësorë punon që 7 vite dhe në fund mbeti i pafuqishëm ndaj mjekëve sërb, përkundër përvojës dhe plotësimit të kushteve të konkursit.

Nga ana tjetër mëse një muaj stacioni shëndetësor në Bilaç është i mbyllur./presheva.com/