SHPËRNDAJE
Pas aksidentit të ndodhur sonte në Magjistralen Shkup-Tetovë, ku humbën jetën disa persona dhe disa të tjerë u lënduan, shumë nga personalitet publike shqiptare shprehen dhimbjen për rastin në fjalë, në mesin e tyre dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu

Më poshtë ju paraqesim shkrimin e plotë të Shqiprim Musliut të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook.

“Sa trishtues lajmi për aksidentin e ndodhur para pak çastesh në Magjistralen Shkup-Tetovë.
Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e viktimave.
Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre, lutem për shërim sa më të shpejtë për të lënduarit në këtë aksident”, ka shkruar Musliu.