SHPËRNDAJE

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur më datë, 04 shkurt 2017, pas situatës së krijuar brenda PDSH-së, ka vendosur që të bëjë FTESË PUBLIKE.

Partia Demokratike Shqiptare mori qëndrim që të ftojë publikisht këshilltarët të cilët kanë mandatin nga lista zgjedhore e PDSH-së, në zgjedhjet e 24 prillit 2016 e që kohëve të fundit janë distancuar nga organet e PDSH-së që t’i rikthehen grupit unik në përbërje të 14 këshilltarëve të dalur nga zgjedhjet e fundit lokale, thuhet ne kete ftese, transmeton presheva.com.

Duke qenë se në tre grupet më të mëdha të këshilltarëve të Kuvendit Komunal janë formuar nëngrupe te çdo subjekti përkatës politik, është krijuar jostabilitet në pushtetin vendorë, si në pozitë dhe opozitë, prandaj Partia Demokratike Shqiptare në përbërje unike të këshilltarëve komunal nga radhët e saj, do të funksionojë si subjekti më serioz politik e që do t’i kontribuoj zhvillimeve progresive ekonomiko-politike në Komunën e Preshevës, thuhet ne ftese te nenshkruar nga kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, dr Ragmi Mustafa./presheva.com/