SHPËRNDAJE

RagmiMustafa

Zoti President,
I dashuri Hashim,
Zgjedhja në funksionin e lartë të Presidentit të Republikës së Kosovës është pa dyshim një moment me rëndësi për Ju dhe mbarë vendin. Është kënaqësi e veçantë t’Ju përcjell, me këtë rast, urimet më të mira për sukses në detyrën e lartë që Ju është besuar.
Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen. Shfrytëzoj këtë rast t’ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Republika e Kosovës dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Luginen e Preshevës në këto vite të fundit, uroj për një bashkëpunim të ndërsjellë gjë që do të kontribuonte shumë në ecjen e proceseve rajonale më përpara.
Kosova dhe Shqipëria duhet të mbeten një binom strategjik për perspektivat më shpresëdhënëse në Ballkan dhe shembull i gjallë i një integrimi shumë të dëshiruar dhe të merituar në Bashkimin Europian.
Ju e dini se për autoritetet kosovare dera e Kryetarit të Komunës së Preshevës mbetet gjithmonë e hapur. Në një kohë sa më të përshtatshme për Ju, vizita e Presidentit të Kosovës në Luginë të Preshevës, do të ishte mëse e mirëpritur.
Në fund uroj të keni shëndet sepse suksesi juaj është i padiskutueshëm!

Preshevë, 26 shkurt 2016
Me respekt,
Dr. Sc. Ragmi Mustafa
Kryetar i PDSH-së, dhe i
Komunës së Preshevës