SHPËRNDAJE

Në një intervistë dhënë për “Danas”-in serbe kryetari i KNSH Ragmi Mustafa ka thënë se politikanë të caktuar në Luginë së Preshevës nuk i vyjnë as Prishtinës, as Tiranës, as Beogradit e aq më pak neve në Luginë të Preshevës.

Këtë Mustafa e ka thënë duke u përgjigjur në pyetjen e Danas-it se cila është situata politike kur disa politikanë lokalë të paktën dyshohen se janë “dorë e zgjatur” e Presidentit të Serbisë, dhe një gjë flasin në në Bujanoc dhe Preshevë dhe tjetër flasin në Tiranë dhe Prishtinë?

Kësaj Mustafa iu është përgjigjur duke thënë se, “Politikanë të tillë nuk i nevoiten as Tiranës, as Prishtinës as Beogradit, dhe më së paku neve në Luginë të Preshevës.

Asgjë nuk zgjidhet me ta. Me ta, vetëm mund të zgjatet agonia në komunitetin shqiptar dhe të zgjatet gjendja e cila mban statusquo-në që askujt nuk i shërben”, ka thënë ndër të tjerash kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa/presheva.com/

Linku: Intervista e plotë

https://www.danas.rs/politika/mustafa-vlada-srbije-ne-sprovodi-dogovoreno-za-presevsku-dolinu/