SHPËRNDAJE

mustafa

Gjatë përurimit të segmentit të rrugës nacionale N2 , Prishtinë – Mitrovicë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur dhe për çështjen e liberalizimit të vizave si dhe në lidhje me gjendjen aktuale politike.

Mustafa tha se Kosova i ka përmbushur të gjithë kriteret për liberalizimin e vizave, dhe se janë duke u takuar me të gjitha institucionet përgjegjëse për të parë edhe njëherë nëse ndonjë pjesë e rekomandimeve të BE-së ka mbet pa u përmbushur.

“Të gjitha kriteret janë përmbushur por ka pjesë të rekomandimeve të pa përmbushura, pasi BE ka dhënë rekomandime dhe jo kritere”, deklaroi kryeministri.

Ndër të tjera ai tha se deklaratat e opozitës se “prej kur PDK dhe LDK kanë marrë qeverisjen e vendit është rritur krimi dhe korrupsioni, janë të pabaza”, pasi sipas kryeministrit opozita flet kështu ngase duhet edhe ata të thonë diçka. Kreu i qeverisë theksoi se deri më tani nuk ka as një rast të korrupsionit në ndonjë ministri, deri sa ka ftuar opozitën që nëse kanë në dijeni ndonjë rast të tillë, atëherë le ta lajmërojnë.

Mustafa sot foli edhe për çështjen e shumë përmendur të presidentit të ardhshëm të Kosovës.

“LDK do të respektojë marrëveshjen e bërë me PDK-në dhe me këtë Hashim Thaçi do të jetë president i vendit”, ka thënë kryeministri Mustafa.