SHPËRNDAJE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se sa i përket ftesave nga Gjykata Speciale, mirëpresin që të gjithë të dalin të pafajshëm, mirëpo nëse ka të atillë që nuk kanë bërë luftë të pastër, ‘drejtësia për atë është’. Mustafa në mbledhjen me Grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike te Kosovës ka komentuar edhe deklaratat e Kadri Veselit për Gjykatën Speciale.

“Është mirë që Veseli të veprojë mbi bazat e përgjegjësisë së kryetarit të Kuvendit dhe jo si shef i SHIK-ut, sepse është më tepër logjikë e SHIK-ut se logjikë politike Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në arenë të fyerjeve.

Hoti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se hyrë në rrugë të pakthyer, raporton KP. “Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një arenë të fyerjeve, plotë ligje që janë sponsorizu kanë qenë për interesa të individëve. Grupi jonë parlamentar ka ngritur më së shumti çështje në Kuvend të Kosovës. Ky koalicion i ka shkaktuar mjaft dëme Kosovës. 1/3 e ministrave kanë aktakuzë.

Gjatë vitit të kaluar një goditje ka qenë edhe deportimi i shtetasve turq. Këshilltar ndërkombëtarë kanë akuzuar Presidentin e vendit”, tha Hoti. Sipas tij, dialogu me Serbinë ka hyrë në rrugë të pakthyer, derisa delegacionin e Kosovës për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur dekorues. Sipas Hotit, gjendja në shëndetësi kurrë nuk ka qenë më keq. Ai përmendi edhe grevën e mësimdhënëse, duke ia faturizuar Qeverisë së vendit si dështim. Hoti tha se është përmbyllur viti me më pak vende punë në Kosovë.