SHPËRNDAJE

Ndërmarrja Publike “Moravica” nga dita e djeshme ka filluar pastrimin e rrugëve nga bora në komunën e Preshevës, ku njëherit po bëhet edhe hedhja e kripës dhe rërës, aktivitet ky që ka vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Makineria e Ndërmarrjes Publike Moravica po qëndron në terren dhe përpos rrugëve që janë të parapara për pastrimin e borës drejtues të këtijë institucioni po pranojnë edhe kërkesat e banorëve duke marrë sygjerimet edhe për pastrimin e rrugicave alternative me qëllim të krijimit të kushteve për qarkullim normal.

Moti i keq që po mbretëron gjatë këtyre 24 orëve të fundit dhe ngricat po e vështirësojnë komunikacionin. Pushteti lokal në Preshevë me NP Moravica janë zotuar se do të bëjnë mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë në mënyrën më të mirë.

Poashtu drejtues institucional kërkojnë kujdes më të madh nga vozitësit në mënyrë që tu shmangen aksidenteve eventuale./presheva.com/