SHPËRNDAJE

nacho

Nacho Fernandez mund të transferohet në Roma edicionin e ardhshëm
Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez është zgjedhja e katërt e trajnerit Zinedine Zidane dhe ai po mendon që të largohet gjatë verës.

Pavarësisht se Zidane ka thënë se ai është i rëndësishëm për skuadrën, ai dëshiron më shumë minuta.

Sky Sports shkruan se, AS Roma është e interesuar për lojtarin dhe ai po mendon transferimin në Serie A.

Ai këtë edicion do të jetë si futbollist i huazuar për 2 milionë euro, ndërsa pas një viti mund të shitet edhe për 11 milionë të tjera.