SHPËRNDAJE

Partia Demokratike duket se ka zbuluar papritur shpirtin e saj nacionalist dhe po tregon preokupim të madh për fatet e Kosovës. E alarmuar nga emërimi i mundshëm i një ministri të Jashtëm, të cilin opozita nuk e gjykon të përshtatshëm për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës, Partia Demokratike harron të kaluarën e vet.

Ku ishte nacionalizmi berishian kur, midis viteve 1994 dhe 1995, shoqëria e tij “Shqiponja”, duke shmangur embargon ndërkombëtare kundër Serbisë, furnizonte me karburant ushtrinë e Millosheviçit, duke mbushur serbatorët e tankeve serbe që përdoreshin për të shtypur rezistencën kosovare? Sa qindra milionë euro kanë fituar Berisha dhe PD-ja e tij mbi kurrizin e vëllezërve shqiptarë të Kosovës?

Problemi i rëndë, nga i cili vuan Shqipëria, është se e harron me shpejtësi historinë e saj, edhe për faktin se për asnjë krim të së kaluarës nuk është bërë drejtësi. Dhe kështu, aleatët e serbëve të 20 vjetëve më parë sot i japin të drejtë vetes të japin leksione nacionalizmi.