SHPËRNDAJE

Rafael Nadal dhe Roger Federer janë bërë së bashku për ta ndihmuar Australinë që po përballet me zjarre të fuqishme.

Kjo katastrofë natyrore ka mbledhur sportistë anë e mbanë botës, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë atyre për katastrofë natyrore që po u ndodh.

Dy tenistët që kanë fituar së bashku 39 grandslame, kanë dhuruar 224 mijë euro (250 mijë dollarë) për Australinë.

Ndihmës së tyre u janë bashkuar edhe Serena Williams e Nick Kyrgios, që kanë dhuruar po ashtu një shumë parash.

Tenistët ishin duke marrë pjesë në turneun ‘Australian Open’, derisa ishin përballur me një ajër tejet të zënë dhe kishin të vështirë të luanin.


Nadal e Federer vendosën që nga fitimet e tyre në këtë garë, t’i ndanin të gjitha për katastrofë në Australi.

Mësohet se shuma e grumbulluar nga tenistët e tjerë ka arritur në 500 mijë euro, e që edhe sportistë nga kategori të ndryshme janë duke ndihmuar me të ardhurat e tyre.