SHPËRNDAJE

Rafael Nadal është fejuar me të dashurën e tij, Mery Perello, me të cilën është në lidhje që nga viti 2004.
Çifti do të martohet në vjeshtë, ndërsa dasma pritet të bëhet në ishullin spanjoll, Mallorca.

Revista spanjolle, iHola, shkruan se tenisti i famshëm dhe Mery janë fejuar që në muajin maj të vitit të kaluar, mirëpo kanë arritur ta mbajnë të fshehtë deri më tani.

Nadal ka thënë në të kaluarën se do të dëshironte të ketë fëmijë me të dashurën e tij dhe të ndërtojë familje.

“E kam në plan të krijoj familje. I dua fëmijët dhe do të dëshiroja që fëmijët e mi ta bëjnë at që duan”, ka deklaruar më herët 32-vjeçari për Hello.
Mery e ndjek rregullisht Nadalin në ndeshjet e tij të tenisit, prandaj ka qenë e pranishme edhe në turneun e fundit, Australian Open.
Tenisti spanjoll e humbi një tjetër finale në Melbourne, ku gjatë karrierës ka fituar vetëm një herë.