SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi në rrjetin social facebook ka publikuar një dokument të Komunës së Bujanocit, ku janë pasqyruar shpenzimet e administrates komunale ku ishin paraparë rreth 12 milion dinarë (100ˋ000 Euro) për shpenzime të përhershme, 2 milion dinarë (16ˋ600 €) për udhëtime zyrtare dhe 11 milion dinarë (91ˋ666 €) për material të adminstratës me gjithsej 25 milion dinarë (208ˋ333 Euro). Arifi në këtë postim ka krahasuar shpenzimet e administrates komunale në Bujanoc me gjithsej 5 mijë qytetarë të Komunës që marrin ndihma sociale dhe ka kërkuar që secili qytetarë të vlerësoje se pushteti i Komunës së Bujanocit a ja do të mirën shqiptarëve apo jo? /presheva.com/