SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë takimit me drejtorët e shkollave dhe organizatave publike të Komunës së Bujanocit potencoi se, më nuk do të ketë pagesa nga buxheti lomunal sipas linjave partiake, këte duhet ta harrojme nëse duam që të kemi një buxhet stabil dhe funksional”.

Arifi këtë e tha pas pyetjes nga sh, f “Branko Radiçeviç” për pagesën e shpenzimeve të rrugës, mjete keto që komuna ia ka paguar shkollës, por që për shkak që shkolla është paditur nga vet punëtor e saj, sidomos nga zv. Drejtori i cili e ka fituar padin ndaj shkollës mjetet janë shpenzuar për dënime.

Në mbledhje gjithashtu u tha se ka raste ku punonjësit të arsimit kanë marrë mjete të rrugës e që nuk i kanë takuar por vetëm se kanë qenë me ndikim të lartë politik, gje që nuk do të ndodh në të ardhmën. /presheva.com/