SHPËRNDAJE

Konferenca e jashtëzakonshme për media e mbajtur në Bujanoc e kryetarit të PD-së Nagip Arifi ka hapur akuza të rënda për keqpërdorim të parasë publike nga pushteti aktual i PVD-së në krye me Shaip Kamberin. Kryetari i PD-së ka njoftuar se Këshilltarët e këtij subjekti kanë lëshuar punimet e seancës së tretë të Kuvendit Komunal Bujanoc përshkak të parregullësive në piken e rendit të ditës ku ishte e paraparë shqyrtimi i propozim-vendimit mbi llogarinë përfundimtare të vitit të kaluar.

Arifi ka pohuar duke krahasur buxhetin e vitit 2015 (76600 Euro apo 9 milion 195 mijë dinarë) se në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në pushtetin e PVD-së buxheti i kësaj shkolle është zvogluar prej 8`400 Euro (1 milion dinarë) në gjithsej 8 milion 169 mijë dinarë në vitin e kaluar. Ky zvoglim i buxhetit për shkollat e Komunës së Bujanocit duke krahasuar vitin 2015 është zvogluar në përgjithësi prej 20`000 Euro (2 milion 300 mijë dinarë) në vitin 2017.

Kryetari Arifi gjithashtu ka krahasuar shkollën e mesme serbe “Sveti Sava” me atë shqiptare “Shezai Surroi” të vitit 2015 dhe atij 2017 ku ka potencuar se buxheti i shkollës së mesme serbe është rritur për 300`000 dinarë ndërsa në atë shqiptare buxheti është zvogluar për rreth 200`000 dinarë.

Arifi ndërtjerash ka bërë të ditur se në programin e posaçëm në ndërmarrjen publike “Komunalia” ka pasur keqmenaxhim të buxhetit prej 208`000 Euro (25 milion dinarë) në vitin 2017. Ky pozicion sipas kryetarit Arifi është rritur në krahasim me vitin 2015 për 10 milion dinarë, ndërkaq në fshatrat shqiptare ende nuk ka ujë të pijshëm./presheva.com/