SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, thotë se shkuarja për të luftuar në Siri, nuk ka asnjë bazë dhe parim islam.

Tërnava ka ftuar që të gjithë të rinjtë që luftojnë në Irak dhe Siri që të kthehen në Kosovë. Ai tha se BIK dhe institucionet e Kosovës, do të mundësojnë riintegrimin e tyre në shoqëri.

“Bashkësia islame e Kosovës qysh në vitin 2012 është deklarua pastaj edhe gjatë gjithë vitit 2013 por edhe në vitin 2014 se marrja pjesë e disa të rinjve në luftë në Siri apo tash së fundi edhe në Irak nuk ka asnjë mbështetje në parimet, në kondidat apo themelet e islamit. Këtë e them me bindjen e thëllë nga ajo që unë kam lexuar e mësuar dhe asesi i shtyrë nga ngjarjet të cilat kanë ndodhë në veçanti ditëve të fundit por nga ajo që unë e kuptoj islamin, ngase të marrësh pjesë në një vend krye në vete nuk lejohet sipas parimeve islame edhe kur ajo luftë bëhet në një vend pra islam, ku nuk dihet se kush kundër kujt lufton, ndaj me këtë rast unë edhe një herë shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë ata të rinj të cilët janë të përfshirë në luftë sot në Siri e disa edhe në Irak që ata të kthehen, e bëjë këtë thirrje edhe si Myfti i Republikës së Kosovës, e bëjë këtë thirrje edhe si një prind që ata të kthehen”, tha Tërnava në një intervistë për RTK.

Ai se në Irak dhe Siri nuk po zhvillohet luftë e shenjtë dhe sipas tij këta të rinj janë mashtruar nga grupe dhe individ të caktuar të cilët sipas tij nuk i duan të mirën Kosovës.