SHPËRNDAJE

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se Serbia për 20 vjet nuk ka pushuar së vepruari që t’i realizojë qëllimet e veta.

“Heqja e taksës për Qeverinë e Kosovës është një disfatë. Taksa e ka kthyer Kosovën në gjendjen reale të kredibiliteti të vetë politik. Situata në veri është artificiale si politikë e Serbisë për një taktizim në të ardhmen”, ka thënë Hasani.

Hasani në Info Magazine ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme me atë që Serbia po provon ta paraqes si krizë humanitare.

“Qeveria duhet të qëndrojë direkt e lidhur me atje që të mos ketë një krizë. AKI, policia dhe drejtësia duhet të jenë atje për ta paraqitur gjendjen faktike. Serbia ka një strategji në raport me veriun. Ne sikur ta kishim një strategji do ta dinim se çfarë të bënim secilin hap në raport me Luginën”.

“S’kemi një strategji, nuk kemi një akademi që të na trasojë për një çështje”.

“Çështja ka qenë kombëtarisht e ndjeshme. Resorët kryesorë të Qeverisë nuk ishin aty. Nuk kemi strategji. Edhe vet i kemi shty në përçarje atje. I kemi thirr në mënyrë individuale, formo një parti …  janë të njëjtat përçarje të vitit 2015. I kemi përçarë më idetë jo do ta ndajmë jo do ta bashkojmë”.

“Kur kemi pasë nevojë për vota ju kemi qasë Luginës së Preshevës. Presidenti ka treguar joseriozitet, ai duhet ta mbrojë unitetin. Ai nuk duhet të dalë me çështje të nxitjes në raport me atje, jo korrigjim, jo ashtu. Ka qenë qëndrim joserioz. Nuk kam dëshirë që ta shoh një president të tillë. Kemi për ta bërë një demarkacion me Serbinë, pavarësisht kush është president ose kryeministër”.