SHPËRNDAJE

Ky lloj namazi falet nëse personi ka ndonjë problem të madh, qoftë problem personal, apo familjar, apo probleme me njerëz, apo borxh, apo sëmundje apo çfarëdo që e mundon atë.
Shumica e dijetarëve eminent e kan paraparë këtë namaz.

Transmeton Ahmedi me sened të sakt, se Pejgamberi Muhanmedi s.a.v.s. ka thënë:
“ Ai i cili ka marrë abdes të sigurt, pastaj i ka falë dy rekate të plota, Allahu do t’ia japë atij atë që e ka kërkuar, herët apo vonë”.

Gjithashtu transmeton Tirmidhiu nga Abdullah ibnu ebi evfa Allahu qoftë i kënaqur me ta i cili ka thënë: Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: Kush ka ndonjë nevojë te Zoti apo te njerëzit, le të mer abdes të sigurt, dhe le ti falë dy rekate namaz, pastaj le ta përmend me lavdërata Allahun, pastaj le të thotë salavate mbi Pejgamberin s.a.v.s. e pastaj le të thotë:
“ LA I LAHE IL-ALLAHUL HALUMUL KERIM, SUBHANALLAHI RABIL ARSHIL ADHIM, EL HAMDU LILAHI RABIL ALEMIN, ES’ELUKE MUXHIBATI RAHMETIK, VE AZAIME MEGFIRETIK, VEL GANIMETE MIN KULI BIRR, VES SELAMETE MIN KULI ITHM, LA TEDAË LI DHENBEN IL-LA GEFERTEHU, VE LA HEMMEN IL-LA FERREXHTEHU, VE LA HAXHETEN HIJE LEKE RIDAN IL-LA KADEJTEHA JA ERHAMERR RRAHIMIN”.

Në shqip: // Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i cili është i butë dhe fisnik. Pa të meta është Allahu, Zoti i arshit të madh. Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të gjithë botëve. O Zoti ynë, kërkoj nga Ti gjërat të cilat janë obligim i mëshirës tënde, më fal çdo gjë të mirë dhe dëshiroj që të më shpëtosh nga çdo mëkat. O Zoti ynë, mës më le asnjë mëkat timin pa më falur, dhe asnjë brengë pa e shndërruar në gëzim. Dhe mos e le asnjë nevojë, me të cilën Ti je i kënaqur, pa më takuar me të o i mëshirshmi mëshirues //.

Ky namaz falet sikur namazi i sabahut me dy rekate, por vetëm e bën nijetin : Vendosa me e falë namazin e nevojës për Allahun, që të më realizon dëshirën time dhe të më drejton apo udhëzon . / kështu prafersisht/. E thuash për nevojën dhe hallin tënd.

Në këtë namaz mundesh me bë lutjen për nevojën tënde edhe në gjuhën shqipe duke qenë në sexhde, e sidomos në sexhden e fundit, pasi te thuash tri herë SUBHANE RABBIJEL EALA.

Pas përfundimit të namazit e thuhet lutja e mësipërme e hadithit, pastaj bëhet lutje me fjalët e tua që duhet të dalin nga shpirti dhe nevoja e madhe për realizim, me vendosmëri dhe me insisitim te Zoti që të zgjidhet problemi për të cilin po lutesh. Lutjen e bën shpirtërisht, i përsërit shumë herë fjalët e lutjes tënde, me qëllim të insisitimit të pranimit sa më shpejt nga ana e Allahut të lartëmdhëruar.

Ky namaz mund të falet në çdo kohë, por më së miri është që të falet rreth 30 minuta para se të hyn koha e sabahut.
Ky namaz duhet të falet rregullisht deri në realizimin e kërkesës tënde, apo deri sa të lirohesh nga vështirësia që e ke.
Praktikat kan treguar se ky namaz është bërë shkak që shumë njerëz të lirohen nga vështirësitë që kan patur, pavarësisht sa ato kan qenë të mëdha.

Mr. Ragmi Destani