SHPËRNDAJE

Higuain

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka paralajmëruar skuadrat e mëdha të Italisë së Veriut se ata nuk do ta shesin Gonzalo Higuainin këtë verë.
Argjentinasi ka shkëlqyer në Stadio San Paolo që kur u transferua nga Real Madridi për 40 milionë euro në vitin 2013 dhe ka edhe tre vite të mbetura nga kontrata aktuale.

Megjithatë, Juve dhe Milani janë lidhur me një transferim të argjentinasit, i cili raportohet se është i pakënaqur me Napolin që dështoi të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

“Disa klube italiane nga veriu kanë shfaqur interesim, por ai do të qëndrojë me ne”, ka thënë Giuntoli për Sportitalia,transmeton Telegrafi.

“Tash puna është t’i përforcojmë mesfushën dhe mbrojtjen. Ne duam ta prekim sulmin sa më pak që është e mundshme”, ka shtuar ai.