SHPËRNDAJE

Napoli i ka treguar Romës se nuk është ende e pjekur për titull, pasi e ka “shpartaluar” me rezultatin 3-0 për të kaluar në finale të Kupës së Italisë.

Në minutën e 33 Jose Callejon kaloi në epërsi napolitanët, të cilët e dominuan këtë sfidë.

Në pjesën e dytë Higuain i dha një shtytje ndeshjes duke shënuar për 2-0 (48’) para se Jorginho të vulosë dilemën në shpejtësi (51’) për 3-0.

Ky ishte dhe rezultati përfundimtar, përkundër përpjekjeve të Romës që në fund ta kthejë rezultatin.

Me këtë fitore Napoli arrin që me rezultat të përgjithshëm prej 5-3 të kalojë në finale të Kupës së Italisë ku do të përballet me Fiorentinën. 

Në stadium ishte i pranishën edhe Diego Armando Maradona.